Në ballin e Nënëlokes ende vezullon
Edhe në historinë e re
Nga antika në shekujt e mesëm
Shumë gjëra na kujton
E fortë qëndron tradita
Nuk thyhet dot karakteri
Shpirt’ i Nënëlokes ruan freskinë
Trimëria pushton të gjitha këngët
Vezullon e vezullon diamanti
Me të gjitha ngjyrat e ylberit
Më shumë se dielli rrezon
Nder’ i Nënëlokes nuk ka mbarim!
Belo Horizonte, 9 mars 2007