Edhe këngët e pakënduara
Me qëllime djallëzore janë vrarë
Shekull pas shekulli
Toka ime është qullur me gjak
Historia është grisur e djegur
Nga viti në vit
Edhe epitafet në varre janë zhdukur
...
Edhe sot ndodhin gjëra
Plaqkiten e rrahen njerëz
Edhe vriten
Pastaj nga urdhërdhënësi qahen e vajtohen
Djallëzia s’ka të ndalur
Medet...
Itabirito, 7 mars 2007