Letërsia Shqiptare

Engjell Shehu
E diel, 11-02-2007, 12:03am (GMT)

Engjell Shehu
Engjell Muhedin Shehu lindi më 17 mars 1962 në Bënçë të rrethit Tepelenë, Shqipëri.

Shkollën e mesme profesionale dega Agronomi “Memo Nexhipi - Dukaj“, Tepelenë e ka kryer në vitet (1977-1981). Në vitin 1983 kreu shkollën policore (1983-1986).

Ka punuar si ekonomist në tregtinë ushqimore Tiranë në vitet (1988-1992). Punoi si gazetar në gazetën “Rilindja demokratike” si dhe operator në televizionin TV Shijak të Tiranës (1997-1999).

Si operator i televizionit Shijak dhe si gazetar i Partisë Demokratike te Shqipërisë, më datën 14 shtator 1998 është plagosur nga forcat e rendit para Kryeministrisë Shqiptare, duke filmuar ceremonialin mortor të varrimit të deputetit dhe demokratit Azem Hajdari.

Si rezultat i represionit qeveritar ndaj tij për bindjet politike dhe kërcënimeve djallëzore për likuidim fizik dhe politik, në muajin maj 1999, Engjëlli me familjen e tij emigroi në Belgjikë. Ka shkruar dhe shkruan në shtypin e vendit dhe të huaj shumë shkrime politike e publicistike. .

Ka botuar dy libra me poezi, ''E mbaj veten si per mbret'' dhe ''Zhgenjimi''



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.