Hipokrizia
E enjte, 11-01-2007, 12:14am (GMT)
U bene shume qe llomotitin Burrë te mire quajnë hipokritin
Ca e mburrin mbrapa i shkojnë Te tjerë qeshin nuk dëgjojnë
Hipokriti çuditet me ca idiot Qe pranë i rrinë se kuptojnë dot
Pse janë kaq naiv dhe gënjehen lehte Flet kapardisur hipokriti shume i qete
Vërtetë ata duan ti mburresh pak Po pse s’kuptojnë qe hilja ka takt
Ndaj unë tallem përherë me ta Kaloj pak kohen dhe afër i mba
Kur ta marrin vesh si është e vërteta Dhe vet do çuditen naivet qe unë gjeta
07/12/2005
|