|
|
|
Trëndafili i tetorit (Cikël)
E premte, 18-07-2008, 06:13pm (GMT)
Entela Safeti Kasi
TRËNDAFILI I TETORIT cikël ...Dritë, shtangur në pikëllim bëhu e qartë, bukur! Si dashuria që mban, si motivi që këndon me gaz shpresën që mbërrin tek ti prej dritaresh të trishta Loti nuk mjafton për të puthur buzën e dridhur Lutja po!Buzën që lut pëshpërima të jetosh, i bukur i qartë i fuqishëm të ngrihesh të sfidosh si ti di... Njeri i botës që kapërthehesh limiteve kufijve të saj. E ti ngrihu! Pi një pikë uji jetik me mua në globin që rrotullohet ditë netëve ankthit, jeta ka vetëm fillim si dita që e nisëm bashkë si rruga që e patëm nisur si shtëpia që po ndërtohet si dashuria si fëmija që lindet... Dritë, bëhu e qartë!!! E pi një pikë uji lëngun e buzëve dehës në marramendje në dashuri pa frikë.... ...Nën këtë qiell të trishtë endem si ëndrrat në perëndim të kuq me natën që mbërrin vetmuar në liman të dashurisë që pret të njëjtën anije të vjetër... si këngët e brezit tim kënduar plot përkundje gjethesh në parqe dashurish, prekjesh, fryme që deh. Nuk ka kthim! Gjyshja, borëbardha, ujku, shtpëisë së rënuar enden. Nuk ka ninullë dashurisht as përkushtuar. Nëna mbeti mbështjellë trëndafilash në tangon e kohës së vet e im atë në kërkim të kurorës në ditë të dasmës u puth me krahët e fluturës së Majit! Ndërsa flutura bore shkumbëzoi liqeni në ag e çati e shtëpisë u zbardh si amshim... Në perlën e qartë si ruzull nxjerrë nga det i veriut mbi një unazë u kryqëzua fati i njeriut. Një burrë dhe jë grua, prej lëndinës së Pyllit të harlisur stisën mbi këtët varg... ......ne ishim krahë, shkëputur engjëllit si parathënia e orakullit mitik të Delfit. Përgjumje historie portrete të çdo kohe në gjeografi pa busull. ...mbi këtë ajsberg të fatit! Përkundu flutura ime nën këtët hënë që zverdh si lëkura e trupit të drobitur, sëmurë prej mijëra vjet.... Dehu! Me gjakun e kupës së shenjtë Gishta kërcënues si ritual përmbi çdo qënie si ti drejtohen edhe në kornizë edhe në realitet... dhe endu në sytë e Drinit që liqeni i fsheh i ndarë në mes. ...bota është ende limani që i pret është përgjithnjë retorikë si vargjet që shkruaj si flatrat si fjala si ky fat... ,,,sa angushti që kam! Nënë! Përse vrapuam udhëve të botës të huaj si të panjohur në kullën e ndëshkimit vetëgjyqësisë krijuam nën shtëllunga tymi pluhuri të mykur ëndrrat tona që u thinjën në ag... Jam rruga e shkelur e tjetrit Ura e ndërtuar për të gjithë!? Paraardhësit dhe pasardhësit rendin në gen me një altar flakësh të dobëta si kandili në shtëpinë e gjyshit në shoqëri të dhisë e lepurit të egër në mal, nën aromën e pishave të djgura në harrim, e mohim njerëzish trung... Si libri i vjetër si kitarë e heshtur në sokakë të rrugës ku u rritëm Ti, babai, unë... Vjeshtë e rrënimit dhe pjekjes fik i plasur mi të gjithë ne, Pranverës së barit, ajrit, gjarpri ndënë gur i fle... Në çdo stinë ftohtë ka vogëlushja e shkrepseve.. Sa frikë që kam, Nënë kur mbetem vetëm! ...Është si rrethi flutur e kujtesës tretur në polen lulesh si buzët që e thanë fjalën si goja që e rodhi lutjen... Ne ishin fillesa ëndrash të bukura Lumë në delta dashurish e fletë papirusi u bënë shndrimet tona Bëmë skenën, ndërtuam teatrin shpikëm dramën si lojë Tani askush nuk këndon ëmbëlsisht as për perla puthjesh as për liqen sysh as dëshpërimisht nuk derdhet si krua as vdes as jeton për një grua... Kalorsiakë, fisnikë e heronj mbetën mureve, kohës së shkuar... E ndërtuam tragjedinë e luajtëm pjesën... lumturisht gëzimit endem që shiun ndjej që diellin e kuq e shoh kur fshihet nën det që ajrin e malit më të lartë e thith, e më deh aromë e bukës të njeriut të varfër lëkura e portokallit të zhveshur duart e burit më të dashur lëngu i frutit të pjekur në nëkresë lumturie... Skena e marrëzisë së përhershme është si rëra me kristale ngjizur me ujin dhe pluhurin Unazë për mjerimin që i krijohet monument si këto vargje që era përkund e harrimit shpërndahen gjithkund përherë si në fund, a fillim të jetës. ...Edhe tërndafili i tetorit është lulja që skam patur në ditëlindjen time si xixëllonja në bregun me shavar kur në gjumë bie pikëllimi sepse u err çasti i dashurisë mbi këtë mërzi Dhe kukulla, flokëverdha e përrallës së gjyshes në nanurrisje ëndrrash kur i këndoi gjumit të shqetësuar nën rrënojat e shtëpisë Si Hëna shndrit dritën e zbehtë kur në gjumë bie dashuria... Një shkëndijë e vetme, Vyshk mbi këtë mall që dejg Trëndafilin e tetorit Shavarin e liqenit e flokët e kukullës... Pra s’dua përshpirtje e as kurorë lulesh vera nuk mbërrin në asnjë stepë të djegur në asnjë shkretëtirë të shurdhët mbi asnjë liqen sysh si këta që rrjedhin një lumë të zi. E atje nuk fle asnjë peshk i ëndërrt asnjë syth shpërthyes asnjë fllad i ëmbël asnjë gjyshe e dashur asnjë fëmijë i pafajshëm asnjë varg naiv. Se nuk mundet kjoha ta përmbajë asnjë trishtim të këputur qiellit, si yll E nuk mundet toka ta rrisë asnjë bimë si kjo, fara u shpërnda në erë e nuk ra mbi asnjë plis mbi asnjë nënkresë të dashuruar me ftesa festash të bukura Ndaj, Trëndafili i Tetorit Xixëllonja e Kukulla janë ditëlindja e ditës kur lind
|
|
|
 |
::| Krijimet e Fundit |
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Speciale |
 |
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|