| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Enver Gjerqeku E merkure, 31-01-2007, 10:30pm (GMT) Enver Gjerqeku lindi më 25 gusht 1928 në Gjakovë. Është diplomuar në Fakultetin Filozofik, në grupin e gjuhës e të letërsisë shqipe në Beograd në vitin 1957 botoi vëllimin me poezi “Gjurmët e jetës” . Është autor i botimit antologjik: “Sytë që shkrepin dashni” bashkë me Esad Mekulin. Në vitin 1961 boti vëllimin me poezi “Bebëzat e mallit”. Në vitet 1956-1959 dha mësime si profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Shkollën Normale të Prishtinës. Në vitin 1966 botoi vëllimet me poezi “Blerimi i vonuem”, “Tinguj të zgjuem” në botim të Redaksisë së Botimeve të “Rilindjes. Nga viti 1962-1995 punon si profesor i Letërsisë shqiptare në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Në vitin 1972 botoi vëllimin me poezi “Ashti ynë”, ndërsa nëj vit më vonë shtëpia botuese “Naim Frashëri” në Tiranë i botoi librin e poezive “Gjurmët e jetës”. Me tej gjatë viteve ’70-të boti një varg vëllimesh poetike “Xixa STRALLI”, “Pengu”, “Lumi i palodhur” si dhe librin që iu botua në Sarajevë “Dilema pesme” (“Dilema e këngës”) në vitet ’80-të boton vëllimet “Sogjetar amshimi” dhe sërish ën sarajevë vëllimin “Pjesme” nga Shtëpisë botuese “Veselin Maslesha”. Poezitë e Gjerqekut janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Ai ka shqipëruar disa vepra të shkrimtarëve, kryesisht të poetëve të kombeve të ish-Jugosllavisë dhe atyre botërorë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||