Dilema e këngës
E merkure, 10-01-2007, 10:35pm (GMT)
A ky është kthimi, apo hap zbrazëtie? Dielli kështu më zgjon? Apo rigon shi? S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie. Kah do vemi, ditë, kur asgjë nuk ndi?
A jam tash i zgjuar, apo m’mashtron drita? Ndëgjoj hap’n e vjeshtës, lulja fle në mua. Çdo gjë që dash’rova – tek ajo s’arrita – Askund ndonjë thnegël, sa për t’më shoqërua.
Kënga e munduar kishte për të treguar: Se si njëherë moti ish feniks ndër ne. Po. Është ajo vetë, që kurrë pa u friguar, U la prore n’gjak, n’stuhi dhe rrufe.
Po ç’është tani kjo? Ëndërr o hap lashtësie? Malli kështu më zgjon? Jo! Është hap’ humnera. S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie, Që për sy të mi presin untë përhera.
| Other Articles: |
 |
Besa (10-01-2007) |
 |
Bari (06-01-2007) |
|