| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ujdhesa E merkure, 10-01-2007, 10:37pm (GMT) Koha e harroi në kaltrinë e shqetësueme Nji pjesë të blertë të veprës së vet; E rrahin pa mëshirë tallazet e tërbueme, Por ajo krenare vetëm përcjell e pret. Nji pulëbardhë e lëshueme nga dhimba klith; N’palcë t’eshtnave nji vullkan ma gjurmon, Athue n’fole t’ujdhesës zogjt po i kërkon Apo dashuninë e vet, që për loçkë e lidh. Ujdhesa veshin e ven në guaca të thata: Do fosile këndojnë ninulla t’shekujve jetikë, Sa herë në prehën të bonacës e ven nata. Dikush e ndezi dritën që njiherë e pat fikë, Për ta vu përmendore n’oqeane ose në det, Pa u frigue se do t’shuhet ajo, apo ai vetë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||