Skyfteri
E merkure, 10-01-2007, 10:37pm (GMT)
Po shtegton në nji rreth e udhë t’caktueme Askund synin tand gac’ e t’untë pa e lu’jtë. Nuk di Shkëlzenit në maje a kishe me mujtë Peng me ia lanë zemrën tande gur t’gurzueme.
Dëshroj thellësitë me t’i matë që n’to u përbine, Me ta varë në sqep dhe qafë nji grimë mëshirë, Për ato viktima që n’klithje je tue i thirrë. O, ti me gjak dhe pupla kurrnjiherë s’u ngine.
Po shtegton nëpër re të buta tepër kryenaltë, Zemrën e diellit si me pasë kaplue me ata thoj. Kur ta ndiej at’ klithje të mnershme, sa po droj.
Se me ujën tande krenat e hutueme po na i matë. Vetëm mos ma sqepo kët’ bardhësi të diellit, Se s’kam me çka t’i rris këto kambë të prillit!
|