| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Akuariumi i natës E merkure, 10-01-2007, 10:39pm (GMT) Po derdhet curril mushti i errët n’dhomën time Dhe magjia akuariumin po e shtie në rrethojë. Unë për tê, apo ajo për mue po e luen kët’ lojë Për ta përcjellë njani-tjetrin n’disa udhëtime? Kullohen rrezet e hanës nëpër brijt’ e blinit E yjt përpushen sikur t’i kisha prekë me dorë; Kam frigë se drita po merr fund veç me këtë orë E n’vend t’agut do t’më zgjojë shtresa e hinit. Si mos me ju thirrë në ndihmë, o miq, o shokë, Kur mundemi me lindë e me vdekë në çdo minutë E s’do t’dijmë se na po e brejmë, apo ne kjo tokë?! Po na përgatit humnerën si gjarpni tue u ngutë. Me kët’ mik të paftuem për eshtna jam rrokë. Ndoshta duert e mija kanë me e veshë në futë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||