Letërsia Shqiptare

Nën hijen e faltoreve
E merkure, 10-01-2007, 10:40pm (GMT)

Po thyhen shekujt në synin e ndrym’
E idhujt po ngrihen mbi kokën time.
Ndoshta nji pjesë e opingës së shtrime
Nga kambë e gjyshit ngeli n’gurë të thy’m.

Ortiqet n’fyt i prenë kallijt’ e vet
E koha i harroi shtigjet e veta.
Tash nji syth mbas rrezeve t’diellit nget
Me i zanë agimet me kambë të lehta.

Po eci n’për shekuj me sy t’venitun:
Pranë meje disa gishta t’historisë
N’qetësi t’amshueshme si fosile prehen.

Mbi shpatulla i ndiej idhujt e ngritun
E nën ta rrëshqasin shputat e fëmisë.
Ma tutje… dy duer t’shtrime me sy dehen.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.