Bari
E shtune, 06-01-2007, 10:43pm (GMT)
Ky dëshmitar i andrrimit të qetë, Që shputat e shkelin pa mëshirë, Na ruen në gjiun e vet nji dëshirë Të cilën me e thanë s’mujtëm vetë.
Ky dëshmitar i netëve të shurdhueme, Që yjt i pajton në prehnin e vet, Asnji tingull t’trilluem s’e flet, Përveç rritjes së vet të pahetueme.
Ky shërues i luleve të plagosuna, Që ngjyrën e syve ia fali prillit, Dhe ernave urimin e vet të parë,
Ky dëshmitar i fjalëve të përsosuna – Prej qerpikëve flakërues të diellit Nji kunorë në ballin tim e ka varë.
|