| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Bari E shtune, 06-01-2007, 10:43pm (GMT) Ky dëshmitar i andrrimit të qetë, Që shputat e shkelin pa mëshirë, Na ruen në gjiun e vet nji dëshirë Të cilën me e thanë s’mujtëm vetë. Ky dëshmitar i netëve të shurdhueme, Që yjt i pajton në prehnin e vet, Asnji tingull t’trilluem s’e flet, Përveç rritjes së vet të pahetueme. Ky shërues i luleve të plagosuna, Që ngjyrën e syve ia fali prillit, Dhe ernave urimin e vet të parë, Ky dëshmitar i fjalëve të përsosuna – Prej qerpikëve flakërues të diellit Nji kunorë në ballin tim e ka varë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||