Danisht
E premte, 01-02-2008, 07:18pm (GMT)
Danisht e shkroi ajo librin E patave të egra U ngjiti dhe emra Personale Sapo hapet fleta e parë Si kandrrat emrat patat kollofitin Sapo hapet fleta e dytë Një aromë djerse gjysheje ndjej Në sqetullën mes dy fletëve të librit Është vendi ku gjyshet na përgatitnin Të lindnim Më kujtohet kur i pyetnim nga dalim Prej nga sajohet lindja jonë në botë Ato thoshin nga sqetulla Shkujdesshëm sqetullën na dëftenin Një të vërtetë që të turpshme e bënin qimet Prej aty lindi dhe letërsia për fëmijë Bile dhe fëmijë lindi sqetulla Teksti flet qartë E shkroi një grua Danisht Ilustrimet me akuarel joshin njëra-tjetrën E kështu fletët lëvizin, më zhvendosin Pëllëmbë për pëllëmbë drejt feminisë Fëmijë-agoni, i grisja librat për femijë Fëmijë i lig që vetëm dyshoja e gënjeja Kështu që qeshë i pari që zhvesha një vajze në mëhallë Miturake si unë e shfletoja me një gisht të lagët Dhe kështu i fundit teprova një dekadë me vonesë Duke shfletuar vetëm libra si ato mbathje të pastra kukulle U rrita në libra, qeshë i fundit që zhvesha një vajzë Por të pakten shpëtova Nga dhelpra Dhe dlirësia e pulës Si edhe nga fshatari i mençur që mundi mbretin I shqepi edhe të bijen Dhe ja kam arritur të shkruaj për mrekulli një vjershe që i vogël për sytë e pafaj të ujkut Dhe frymën e tij të athët që hukat zemrën time-këmbanë Foshnjë rritur në një pyll të shpyllëzuar I zgjodha që pa mesuar të lexoj Librat Me një shqisë të inatosur që i ndan saktë Kërpudhat e helmëta nga të ngrënshmet S'pati kelysh kurve të më mbyllë Në azilet me ilustrime të femijeve Libra të shiturish ku fillon dhuna Ashtu si e pakuptuar nje inkuizicion i madh, një zjarr duhet Ta djege injorancen e librave për fëmijë që janë libra si tagjia në drithëra Gjenerata të frikshme rritur nga gjyshe që vdesin Dhe libra me makiavelizma juniorësh Poema për fashizmin kristian dhe alkiminë Libra që në fakt duhet Plot art e lajle të na i servirnin Por krejt të thinjur Të dëshironim vetë të vetëhumbnim kontrollin (Le të prallisnin kuajt ç'të donin, le të thyheshin gardhet Nga pornografia infantile ) Të na provokonin sa të donin për të provuar besimin e fortë se nuk është krim vetëm ta shkruash librin se nuk eshte krim vetëm ta shkruash keq se nuk eshte krim vetëm ta shkruash danisht E patave të egra danisht t'u ngjitësh emra Krim është se ti je nënë, duhet të jesh nënë O nënë, libri është përdhunimi i parë që pesova Sapo mësova të lexoj une nuk desha të përfundoj kështu Por libri kështu përfundoi Fjalë... Pra krimi yt është se lehtë-lehtë Projektove një dhunë të destinuar për fëmijë Me pata folëse daneze E bëre siç thashë lehtë-lehtë Pengesa e vetme, arti i gatimit dhe morali që nuk e di a i ushtrove në javët intriguese Kur shkruaje çudine ritmike që s'ndalej as nga ato vetë Oh... zonjushe më fal, zonjë skandinave e pa emër Më fal për gjithë këtë ligësi Atë kodosh libër në fakt as që ta kam lexuar Por ky tërbim më mban gjallë (Jam krenar që kam qenë i kuq flakë) E ta dish, ka kohë, vetëm sa lodhem për pak qetësi Pak vetëpërmbajtje E mbase është e vërtetë që ne i duam fëmijët njësoj Dhe qetësinë Dhe unë mbase paskam bërë krim një fjalë e fundit: A ke qene krejt e qete për ato patat Kur i shkrove Apo je treguar kaq makabër sa na ke lënë të zgjedhim? 1994
|