Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 05:13am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
 » Elinda Marku
 » Elvira Dones
 » Ernest Koliqi
 » Ervin Hatibi
 » Esad Mekuli
 » Edmond Tupja
 » Edmond Shallvari
 » Elida Demaj
 » Elmiha Drishti
 » Enver Gjerqeku
 » Ejvis Maria Xhajanka
 » Elena Gjika
 » Engjell Shehu
 » Edi Shukriu
 » Edmond Sylari
 » Engjëll Koliqi
 » Enkelejd Lamaj
 » Edvin Kukunja
 » Eliana Alien
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët E » Ervin Hatibi
 
Sidomos ne gusht
E premte, 01-02-2008, 07:20pm (GMT)

Në plazh: deti!
Meqë nuk e bëmë dot revolucionin
Notojmë gjithë inat, gjithnjë e më larg e thellë
Sa më larg bregut, aq më afër qiellit
Pulëbardhat e paguara të kartolinave po aq larg nesh
Mbeten
Nga shpinat tona
Ose rrallë të papaguara mbeten
Sidomos tani në gusht
Të gjithë jemi një popull i zeshkët
Kolonësh indigjenë
Gjysëm nudo sajuar me ca recka prej ngjyrash kuptimplote
Vrapojmë në rërë e blejmë xhingla e orë
Bëjmë flirte e marrëzi të ëmbla
Pastaj i falemi perkulur diellit nëpër hije
Dhe pagëzohemi tek uji me fekale i detit
(Ato të grave gjithe qime si ca gaforre të errëta, priftër
mijërakëmbësh, na mbajnë mberthyer në këtë pagani)
Përditë vijnë mbushur trenat dhe rrotat me të intemuar të rinj
Janë ata që deshën të bëjnë Revolucionin
Apo ndonje ngërdheshje në publik
Të dhunuar nga policia rrugore gjithë vitin
Rruga e tyre mbaron në det
Këtu i sjellin për qetësim, për ndreqje
(një qetësim plot nxehtësi, plot shalë që bërtasin, motoskafe
prej shtufi, akullore si citate )
Rëra vetëm meket e të mek: na kujton
Dëbimin
Nga shtëpitë tona
Ose tokën e premtuar
Por ne e zgjodhëm vetë plazhin
Çifutë të zhveshur në brekë
nën një diell krematorik
që kapitali e zgjidhi dhe nga zinxhirët e ozonit
Dhunojmë njëri-tjetrin reciprokisht për hiç gjë
Sapo heqim maskat prej rrobash, që siç thashë
Poshtë ndryjnë njerëzime të tjera
Sapo vjen vera
Rriten temperaturat
Demokracia e qeveris qytetin e braktisur
Me grushtshtetet e lodhura të turizmit

1994


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Do të shpiket një lëng ose makinë (01-02-2008)
Danisht (01-02-2008)
Më shumë se hajku (01-02-2008)
Baladë e gjatë nostalgjike me Gjuhët e Huaja (01-02-2008)
E Shtuna e Motres (10-01-2007)
Afrohu (10-01-2007)
Merzia (10-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ervin Hatibi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]