Rinisë
E merkure, 10-01-2007, 08:35pm (GMT)
Zemrat i mbush me bukurinë e përjetshme t' lumnisë, me harresë t' këndshme vuejtjet i mbulon... Hap rrug' t e reja - në ditët e territ e t' zisë - me ravat e thella t' gëzimit rrëgallat e jetës lavron. Nëpër shtigje t' reja rrugë shpëtimi i çel, me ato fuqi që ti njeh për bukuri: çdo ar' e plleshme nga ti asht mbjellë, prej kah do t' mbijë fara e re me t' reja brezni. Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonë, kthjellohet, gufon, vlon - ky burim gëzimi i jetës së re! - O, e dashura rinia jonë!.. - n' orët e shekujve ndëgjoj at' far' kumbimi. Gërshetohet kënga e përhershme mbi t' madhnueshmen rini - Ty, që ke le bashkë me këtë jetë! - O, ti gëzim i vetëm i jetës, o ti lavdi, para lumnisë sate fort n' habi kam mbetë!
|