| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Gjykimi E merkure, 10-01-2007, 08:39pm (GMT) Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne- (Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i madh!)- dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet tona, shtërzimet’ për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të mbërrimet tona... Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja -pos vorreve dhe padijes; kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija- si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?! Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë-breznitë, dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës së Re-dhe plot diell e dashni; do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me binduni fëmive të vetë si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja, fabrika dhe katunde... si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime- tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë... (Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me qenë mjeshtra çollakë, me pak dije po me shumë e shum vullnet...) |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||