A është fajtor Shqiptari
E merkure, 10-01-2007, 08:41pm (GMT)
A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton, nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ? A është fajtor pse është, e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari, rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!
A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ? A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet!
|