| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Zonja Mëmë E premte, 02-03-2007, 05:00pm (GMT) Jam lodhur duke pritur
Zonja Mëmë T’i nisësh shërbëtorët e Tu (Dhe unë shërbëtor Yti jam) Të m’i këputin hekurat Jam bërë një ashtlëkurënajë E ka rëndë Dhe toka të më mbajë Ku ta këput kokën Mbështetur për muri Ti Zonja Mëmë Mos resht të m’i ledhatosh shpresat Po mbahem për një fije floku I bindur se është floku Yt i thinjur Zonja Mëmë Mendimet për Ty M’i vrasin në rrugë Po malcimet e plagëve Ti m’i ndien Dhe ballin rrëzon në shuplakë Ti duhet ta dish Zonja Mëmë Kur më hipën zjarrmia Ai kroi i cemtë Që rrjedh dikund aty pranë Je Ti Kur më ngushtohen rrugët Dhe e kam pisk E di se Ti Zonja Mëmë Do të më hapësh një shteg Se me Ty është liria Dhe dashuria ime për Ty |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||