Mungesa e lirisë
E premte, 02-03-2007, 05:01pm (GMT)
Ti ishe Një mëngjes i freskët Që lëshonte Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur Zot sa i derdhur Me erë me ngjyrë Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet Si nga një libër i hapur Mund të parathoshe çdo gjë
Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë Si një kafshë E lodhur nga ndjekjet Se në flokë Në ballë Në sy Kudo Të vihej re Mungesa e lirisë
|