| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Mungesa e lirisë E premte, 02-03-2007, 05:01pm (GMT) Ti ishe Një mëngjes i freskët Që lëshonte Tinguj të kthjellët Dhe ishe një kopsht i derdhur Zot sa i derdhur Me erë me ngjyrë Mbytje çdo gjë përreth Nga duart nga yjet Si nga një libër i hapur Mund të parathoshe çdo gjë Si fatthënë e rysur që ishe Po jepeshe lehtë Si një kafshë E lodhur nga ndjekjet Se në flokë Në ballë Në sy Kudo Të vihej re Mungesa e lirisë |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||