| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kthimi i dritësorëve E premte, 02-03-2007, 05:02pm (GMT) Dritësorët do të kthehen Me leshra të kërleshur Me thonj të paprerë Me trup-duar-fytyrëdheu Do të përplasen brenda Do të na zënë për fyti Do të na shkulin për flokësh Dhe ne s’do t’i shohim Se ata janë prej drite Se nuk bëjnë hije mbi dhé Ata e kanë pushtuar Zemrën e tokës Dhe kupën e qiellit Dritësorët do të kthehen Të na mësojnë zejën e vdekjes Të na japin pak zemër të tokës Pak kupë të qiellit Të dehemi dhe ne Me hirin e zjarrit Të mos jemi vetëm hije mbi dhé |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||