| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Duke pritur Gjergjin e Ri E hene, 02-04-2007, 05:05pm (GMT) Ai do të vijë Ti do ta çosh patjetër Ne do të dalim dhe do ta presim Me tupan e me zurna Do ta marrim do ta hipim Lart mbi supe Do t'i brohoritim Derisa të mos kemi zë Ai do të vijë Se ne e presim Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin Do të shkelë këmbëzbathur Mbi Dheun tonë Do të ndezë qirinj Te varret tona Ai do të vijë Ne e shohim ëndërr përnatë Është kripëgjatë Dhe nuk i trembet bishës Që s'na lë të dalim Nga portat e qytetit Ai do të vijë Ta therë në fyt bishën Do t'i pastrojmë puset Do të gjuajmë peshk Dhe shpesë dhe kafshë Do t'i njomim flitë përsëri Ai do të vijë Se ne e presim Se ne vdesim përditë e më shumë Se qyteti bie erë kufomë |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||