Letërsia Shqiptare

Në kujtim të atyre që na deshën
E premte, 02-03-2007, 04:25pm (GMT)

Ku janë ata që na i prekën zemrat,
Që na e përflakën shpirtin nga mallëngjimi?
Shteret ndonjëherë gejzeri i syve,
Apo edhe gjatë do të gufojë nga shpirti
Me të njëjtën valë,me të njëjtën dhimbë?
Sytë e tyre bëjnë dritë në një ditë të këputur,
Në një cast shndërruar në luledielli
Kur toka në lebetitje u plasi nën këmbë.
Ortekët i mbuluan castet e heshtjes
Më të rëndë se zhvendosja e diellit në qiell.
Prehja është ngulcitëse.mali ronitet
Duke dashur të përplaset mbi trupin e tij
Dhe mbi anijen glabëruarnga valët e thikta.
Nëpër dafina mbeten valët e ajrit
Si përgjigje të pazëvendësueshme të kohës
Që s’di të preket,që s’di të mbruhet.
Kuarci ia puth venën zogut të natës
Dhe gjaku i zi i jep ngjyrë mbarë detit.
Deri te mëngjesi dielli është bandil bohem
Veshur e mbathur me leckat e kacorreve.
Vete t’i ulë majat e maleve deri në rrëzë,
Vete t’i ngrehë urat e takimeve mallëngjyese,
Që ta shfuqizojë brengën e ngathët
E ta clirojë rrugën brerore të ëndrrës,
Rrugën,që ka kalesë të sheshtë nga rrëmeti!

( shtator, 1990)


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.