Amaneti
E premte, 02-03-2007, 04:28pm (GMT)
Shkëmb i dashur,po ta lë amanetin tim: Të flasësh për mua,për zjarrin që kam Në zemër,për ëndërrat,për shpresën, Për diellin ngri që nuk më shuhet në gji.
Poezinë e kam ninëz,të mos ma lëndosh, Shpirti im është zog që cicëron në të. Te ti e nisa fjalën dhe këngën e parë, Erdha t’i them mbase edhe të fundit.
Besomë,nuk kam ndryshuar as me ëndërra, As me vision.Në vargun tim ka pranverë Në vazhdime.Shtatë zemra regëtinë në të Për jetën,për këngën,për poezinë e re.
|