|
|
|
Adem Zaplluzha
E enjte, 31-12-2009, 05:45pm (GMT+1)
 | | Adem Zaplluzha | Adem Zaplluzha lindi në Prizren me 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.Një kohë punoi si mësues nëpër fshatra: Studenqan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Enregjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha fëmijërore. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revisten: “PIONERI”, me 1957.Si i punësuar në Korporaten Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës formoi grupin letrar: “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja: “Ngjyra e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të tij. Veç krijimeve që i publikoi në revistat për fëmijë botoi edhe nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.Veprimtaria letrare u pasurua me shumë tituj që deri më tani ka të botuar këto libra: “Puthjet”- poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1974“Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.“Çamaroket e thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”, Prishtinë 1996.“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997“Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë 2000.“Ai vjen nesër”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007“Lëtër nga Mërgimi”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007“Lëtër nga Mërgimi 2”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007„Udhëndarja“, poezi, „Qendra e Kulturës“, Klubi letrar „Fahri Fazliu, Kastriot, 2008“Asgjë sikur molla” është libri më i ri. Jeton në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në Klubin letrar: “Fahri Fazliu” në Kastriot.
|
|
|
 |
::| Krijimet e Fundit |
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Speciale |
 |
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|