Ismail Qemali para Lordit Gray
Qendronte i ngrysur dhe pike e vrere
Kur i madhi Isë, vuri ne tavoline
Tere Shqiperine brenda ne revolver.
-Ju,- tha Lordi - hani vetem buke misri
dhe grurin tone te mire ju se njihni!
Isa:"Hame miser por jemi si lisi
Ju lutem,ca nga gruri juaj me sillni."
-Zoti Lord,hani grure dhe si gruri jeni...
-pasi tha keshtu,ne mangall hodhi grurin,
gruri sakaq u shkrumbos dhe tymi mbuloi
Lordin,tavolinen,tavanin dhe murin.
Pastaj nga xhepi nxorri misrin shqiptar
ne zjarrin e mangallit hodhi me kujdes,
askund nuk u pa tym por plasje dhe zjarr;
kokoshkat si fishekzjarre u ndeze.
- Nese thoni 'pop corn' keni thene shqiptare.
Si tu quaj juve,ju lutem me thoni?
Lordi pa grurin si ushtare te vrare...
Dhe kokoshkat shqipe si mbreter froni.
Shënim: Kete histori ma tregonte shpesh dhe me shume deshire babai im, Adem Bacelli. Atij i shendrisnin syte nga kenaqesia teksa me fliste me pasion per kete histori sikur te kishte qene vete prezent ne Londer me Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin.