| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Zemëra-tat E hene, 02-04-2007, 12:18pm (GMT) Një herë e një kohë një Plak i Mënçur Shqiptar u bëri një pyetje të pazakontë disa dishepujve; ai ju tha atyre se, a e dinin ata pse bërtasin njerzit kur zemërohen? Dishepujt u vunë në mendime dhe dhanë disa përgjigje të cilat po i radhitim më poshtë, si dhe sqarimin e Plakut të Mënçur për këtë problem. I pari dishepull tha se, "ne bërtasim sepse humbasim qetësine. Të bërtasësh do të thotë të humbasësh durimin për ti sqaruarë gjërat dhe njëkohësisht zemërimi shprehet gjithëmonë me fjalë të ashpëra që fliten me zë të lartë." Kjo bisedë vazhdoi gjatë dhe asnjera nga përgjigjet e dishepujve nuk e bindi Plakun e MËNÇUR, më në fund ai ju drejtua atyre, "dëgjoni djemtë e mij, unë dua t'jua them juve të vërtetën rreth këtij fenomeni të shëmtuarë që më mirë se çdo kush tjetër ne botë, duhet ta kuptojmë ne shqiptarët për shkak të gjuhes sonë të bukur që është me të vërtetë gjuha nënë dhe Gjuha e Zotit në tokë, dhe ju, pastaj duhet t'jua thoni popujve të tjerë që ta dinë mirë të gjithë se ç'do fenomen shpirtëror shpejgohet vetëm me gjuhën tonë shqipe dhe si shembull unë sot po ju shpejgoj pse ne zemërohemi dhe si pasojë bërtasim. Plaku pushoi një çast, mori frymë thellë dhe pasi psherëtu lehtë vazhdoi me zërin e tij të qetë, të butë, të shtruarë dhe shumë të qartë; "Unë mendoj se këtu fshihet një sekret i madh i jetës sonë të cilin unë e kam zbuluarë duke i qëndruarë shumë afër këtij sekreti për vite me radhë dhe, mendoj se kjo që do t'ju them është përgjigja e saktë. Shkurt, përgjigja ime është; njerëzit bërtasin kur ngrinden sepse janë të zemëruare, por që të kuptoni zemërimin duhet të dini se çdo të thotë ZEMËR-ATË. Kjo fjalë është fare e qartë në gjuhën tone dhe që është e përbërë nga dy fjalë; zemër dhe atë. Fjalën zemër ne sot e dimë të gjithë se çka do me thënë ndërsa fjalën tjetër "atë" duhet ta kërkojmë në origjinën e saj dhe jo ti marrim kuptimin e sotëm dhe ta ngaterrojmë me fjalën si përemër dëftor. Unë kam mësuarë se fjala e sotme "lartë" është deformim i fjalës së vjetër shqipe "atá" po ashtu "atá' tregon largësi; (atë botë, etje) dhe kjo është e vërtetë pasi zemërat e atyre që janë zemëruarë, janë larguarë shumë nga njëra tjetra, janë larguarë aq larg sa ato e kanë shumë të veshtirë ta dëgjojnë njëra tjetrën." Plaku psherëtiu përsëri dhe vazhdoi ligjërimin, "Kështu që për të dëgjuarë në nje largësi pa tjetër duhet të bërtitet fort që zëri i lartë të mbulojë këtë distancë...Sa më i fortë të jetë zemërimi aq më larg janë zemërat dhe aq më fortë nevojitet të bërtitet për tu dëgjuarë. Ky është një ligj fizike por edhe një ligj metafizike njëkohesisht. Vetëm aty materja dhe antimaterja kanë të njëjtin ligj veprimi sot për sot të pakapshëm, (për arësyen e thjeshtë që antimaterja vepron shumë shpejt, në të qindmijtat e sekondes dhe pastaj vdes),...që duhen të studihohen më shumë kujdes nga shkencat e sotëme pasi mund të nxirren konkluzione kaq të habitëshme dhe njëkohesisht magjike që do ta ndryshonin shume jetën tonë në tokë." Plaku mbylli sytë dhe dukej që po mendohej thellë për disa çaste. Fjalët e tij kishin sjellë një pështjellim furioz në këthjelltësinë e mendimeve të dishepujve të cilët u gjendën të gozhduarë nga llogjika e Plakut të Mënçur. Një heshtje e madhe mbuloi këtë bisedë, secili mendonte diçka të re dhe secili dishepull bënte deduksine private rreth zbulimit të Plakut, por këtë deduksion e prishi ai që e solli, Plaku i Mënçur, i cili vazhdoi më tej bisedën e tij, "Unë dua t'ju kujtoj juve në të njëjtën kohë edhe diçka tjetër por më parë le të përfundoj mendimin tim për zemërimin. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||