Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 08:11am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
 » Albert Vataj
 » Alma Papamihali
 » Ali Podrimja
 » Anton Pashku
 » Anton Cefa
 » Ali Asllani
 » Alfred Çapaliku
 » Albri Brahusha
 » Alban Bala
 » Agim Bacelli
 » Adnan Mehmeti
 » Arshi Pipa
 » Asdreni
 » Azem Shkreli
 » Aida Dizdari
 » Ardian-Christian Kyçyku
 » Agim Shehu
 » Agim Spahiu
 » Abdullah Konushveci
 » Agron Tufa
 » Abdylazis Islami
 » Alban Tartari
 » Albert Zholi
 » Albert Gjoka
 » Albert Nikolla
 » Albert Ukelli
 » Altin Galanxhi
 » Arben Çokaj
 » Arben Prendi
 » Aziz Mustafa
 » Albana Mëlyshi
 » Almir Haxhia
 » Aferdita Isufi
 » Arian Leka
 » Astrit Cani
 » Aulona Goxhaj
 » Andon Zako Çajupi
 » Andi Meçaj
 » Albert Shala
 » Agim Vinca
 » Aleksander Sirdani
 » Agim Gashi
 » Alfred Perona
 » Ardita Jatru
 » Arif Molliqi
 » Albina Idrizi
 » Avdush Canaj
 » Ali R. Berisha
 » Albana Cufaj Zhuta
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët A » Agim Gashi
 
VAJI I SHQIPTARIT - EDHE VDEKJA TË GJEN NË KURBET
E enjte, 25-10-2007, 06:48pm (GMT)

KU ME LINDE NANË

Linda jasht´ atdheut
Porse jam shqiptare,
Emnin e kam t´lules
Më thonë kurbetqare.
      Ah moj Kosovë
      Në Ty e kam nji motër
      Kurrë nuk e kam pa
      Pa Ty s´kam sevda.

Pse më lindi nana
Jasht tokës shqiptare
A ke ikë prej qefit
A nuk pate qare?
       Pse s´më merr moj nanë
       Me më kthye n´vatan?
       Ta shoh motrën time
       Edhe ngryk ta marr.

Unë e di moj nanë
Se çka sjellë kurbeti
Edhe gjuhën time shqipe
Nga mendja ma treti.
      Nuk po du oj nanë
      As gjiun me ma dhanë
      M´soma gjuhen shqipe
      Të kam shpirt, të kam gjan.

A mendon oj nanë
Me u kthy n´Atdhe,
Kosova ashtë toka ime
Edhe pse jashtë ka le!?
     Atje asht dhe motra ime
     Ti vetë më ke thanë,
     Bashom me gjakun tim
     Të kam shpirt, të kam gjan.

(Düren,1993)


SA E BUKUR JE KOSOVË

Sa e bukur, Kosovë, je,
Vend i dashtun ku kam le,
Se në ty lulëzojnë zymbylat,
N´të katër anët këndojnë bylbylat.
     Mbi këto male legjendare,
     Dhe këto fusha heroike,
     Po si zonjë bukuroshe
     Shtrihet Kosova e jonë kreshnike.

Mendja më shkon në të kaluemen,
Në histori kurrë s´pate gëzim,
Të kanë plaçkitë, edhe robnu´,
Gjithë në vaj edhe idhnim.
     Por gjithmonë ti ke pasë trima,
     Si në lufta e n´kuvende
     Aq larg ty ta çu´n  zanin,
     Kah bie dielli e hana endet.

Po kur të shoh sot prapë t´robnueme,
Zemra ime mbushet helm,
Më qan shpirti, më qan zemra,
A do t´vijë pranverë ndojherë?
     Minatori n´horizonte,
     Ai ma xehe s´po gërmon,
     Në fabrika, n´shkolla, n´ara,
     Nuk ka gëzim as s´ka jehonë.

Por prapë, Kosovë, e bukur je
Në ty kam lindë, të kam atdhe,
Do t´lulëzojnë gjithmonë zymbylat,
Do t´këndojnë edhe bylbylat.
     Minatori n´horizonte,
     Xehe tona do t´gërmojë
     Në fabrika, n´shkolla, n´ara,
     Kanga e lirë do të jehojë.

Okllap,1989.


KTHEHUNI

Jem´ shpernda në t´katër anët
Ja kem´ kthye shpinën NANËS,
S´po këndojmë ma si dyllendyshet
N´çerdhe tona vajtojnë qyqet.
      Jo nuk kem´ tjetër Atdhe
      Veç Kosovën ku kem´ le,
      Kthehuni burra, për liri
      Se ende i thonë po Dardani.

Kush nuk kthehet kur bie kushtrimi
Do ta quajmë tradhëtar trimi,
Kush nuk kthehet në Atdhe
I ka ndrrue komb e fe.
      Kthehuni burra ju th´rret Shqipnia
      Ju th´rret Tetova ju th´rret Gusia
      Ju th´rret Presheva e Toplica,
      Ju th´rret Sharri, ju th´rret Galica.

Kthehuni burra në Atdhe
Në ato troje ku kemi le,
Kthehuni gra e kthehuni femijë
Se na kanë shkelë k´ta shapkali.
       Nuk a kohë të asimilohemi
       Erdh´, koha të mbrohemi,
       T´kapim pushkën per atdhe
       Se s´ka kush me e kap´ për ne.

Bruksel,1993.


KTHEHU TI MOJ RINI

Kah po shkojnë k´ta trena t´zi
Ku po e qojnë gjith këtë rini?
Kah flutrojnë k´ta  aeroplan´ ,
Këtë Kosovë po kujt ja lanë?
Kujt ja lanë nanë e babë,
Qe n´pleqni n´shpi i kan´ lanë?
        Kthehuni Ju moj rini
        Se Kosova nuk asht Serbi.
        Kthehuni Ju në vendin tuj,
        Se Kosova nuk asht e huej,
        Jo kurr´ mor JO!

Nuse t´reja në shtatzani
Në kurbet po lindin fëmijë
Po lindin n´Evropën plakë,
Fëmijë për t´huej e t´pa nafakë,
Mblidhni mendjen motrat tona
Se s´harrohet dot Kosova!
       Kthehuni pra gra, pleq, e të ri
       Mos ta lamë Kosovën  n´Serbi
       Kthehuni ju në vendin tuj
       Se Kosova s´bahet e huej,
       Jo kurr´  mor JO!

Ju kolona me djem te ri
Pse po i bani Kosovës tradhëti
Ju kolona, n´kurbet qe shkoni,
Pse Kosvën po e tradhëtoni.
       Kthehuni ju djel të ri
       Ta bajmë luften me Serbi,
       Kthehuni Ju n´vendin tuej
       Se Kosova s´bahet e huej,
       Jo kurr´  mor JO!

Kujt ja lini Ju këtë prag
Që shkjau na e lau me gjak,
Kah po shkojnë po vlla e motër
Kujt ja lanë plang e votër?
Kurrë n´Kosovë lule s´çelin ma
Far e gjakut pa u ra,
Lulja n´Kosovë s´mund pip´ me qitë,
Gjak i ri, të mos i ujitë,
Kur kjo tokë sot lëngon
Plis e huta n´shpi i keni lanë.
     
       Kthehuni Ju more të rinj
       Ta bajmë luftën me Serbi
       Kthehuni në vendin tuej
       Se Kosova s´bahet e huej,
       JO KURRË MOR JO!


LULJA E BUKUR E SHARRIT

Lulja e bukur e Sharrit,
Ajo me kunorë
Po i ban të fala lules,
Që rritet n´Kosovë.
       Rritu, e lulëzo,
       Se motër të kemi,
       Nji ujë na ujit,
       E të nji dheu jemi.

Lulja e bukur e Rugovës,
Ajo që lëshon erë,
Përshëndet lulen kosovare:
Oj, lule, qofsh me nderë.
        Rritu e lulëzo,
        E shtatin me lëshu´,
        Se do të vijë pranvera
        Bashkë kem´ me lulëzu´.

Veç lulja n´saksi,
E mbyllun ka mbetë-
S´ka kush e ujit,
Me dorë kush s´e  prek.
        I humbi aroma,
       Që e pat dikur.
       Çonju, vllazën, çonju,
       Ja qesim pak ujë.

Tani po qajnë lulet,
Të bjeshkës e të fushës,
Për lulet e mbylluna,
Që kurrë s´u  banë nuse.
        Njana rri n´dritare,
        Tjetra këqyr kah dera,
        Vesin njana-tjetrën:
        Kur do t´vijë pranvera?

Janjevë,1975.


KUR UNË SHKOVA NE KURBET

N´prehen t´grues e lashë qikën
Kur unë shkova në kurbet,
Tash asht rritë e asht ba nuse
Nuk e njeh babën e vet.
        Zemra e shpirti mu kanë tha
        Syt´ as flokun pa ja pa.

Lidh per djepi e lashë djalin
Kur unë shkova në kurbet,
Ka ba dasmë e ka marrë nuse
Pa nji pushkë të babës t´vet.
        Hej ç´mu tha zemra prej mallit
        Pa e g´zu dasmën e djalit.

N´kry duvakun ja lashë motrës
Tuj ja prit krushqit në derë,
Pa ja pa unë fëmijt rreth votrës
Mu mbush zemra helm e vner´.
       Ç´më dhemb zemra, ma ngrit gjakun
       Pa ja puth motrës duvakun.

Në sy nanës ju ngri loti
Në kurbet kur shkova s´pari,
Vdiq e shkreta tuj kqyr udhët
Vorrin tash ja ka mblu bari.
        Hej ç´mu tha zemra mu ngri
        Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.

Unë n´kurbet baba në pritje
Ju ba mjekrra bardh si borë,
Asht qorrun po shkon me krroqe
Pa më prek ma e tija dorë.
        Zemra e shpirti mu kanë tha
        Edhe nji herë o babë me t´pa.

Vien,1992.


EDHE VDEKJA T`GJEN N`KURBET

Shum´ të zeza haj na ranë në kokë,
Ngryset qielli haj gjemon kjo tokë,
Gjëmojnë fushat, kodrat legjendare,
Të Kosovës haj t´Kosovs´ krenare,
Rrjedhin lotët sikur t´bie shi
Tuj përcjell´ bijt po n´kurbet të zi.

Na ranë t´zezat edhe morëm ikën
Ne dikr kujt s´ja kishim frikën,
Në Kosovë e lamë qiellin, tokën...
Me trastë në krah sot e morëm botën,
Tuj kerkue shpetim prej vdekjes
Tuj i shtue t´zezat e jetës.

Morëm fëmijët nëpër kambë,
Shkollë e banka n´Kosovë tue i lanë,
Morëm vajet dhe kujtimet
Kangë t´kurbetit dhe vajtimet,
Tue i shkrue kujtimet n´letër,
E tuj kërkue ni vdekje tjetër.

Tue ik´ vdekjes morëm malet
Porse vdekja s´mund të ndalet,
Se me vdekun per atdhe
Asht sikur përsëri me le,
E n´kurbet po me ndrru´ jetën
Ajo ka nji emën tjetër.

N´kurbet vdekjen pra me mendue,
Sa t´jem gjall´ vendit me i ndihmue
Për Kosovë çdo gja me dhanë,
Sot, se nesër bahet vonë,
Vendin tonë na me qitë n´dritë
N´dash të vdekun mirë me t´pritë.

Nji kafshat sot kush s´mund me nda
Vend për vorre n´Kosovë nuk ka
Ka me e nemë gjaku i lirisë,
Që u derdh n´lule t´rinisë,
Ka me e nem toka e dheu
As te vdekun s´ka me dashtë atdheu.

Zagreb,1990.


NUK VAJTON ZANA

Po ku je, moj Zana e Malit,
Që s´po del ti me vajtu´
Pse s´ja  thu´ edhe njherë vajit,
Siç vajtojshe prru´ më prru´ .

Vaji yt bante me kja,
Lisa, trungje dhe livadhe,
Për çdo t´vramë sa shumë vajtojshe,
Edhe lot´ derdhshe me t´madhe.

More, djalë, ti që po flet
Unë jam nji zanë prej malit,
Kurrë s´vajtoj ma për të gjallë,
Kur vret hasmi bij t´shqiptarit.

Kam vajtu´ unë kurrë pa ndalë,
Lotë e mi kanë rrjedhë pa pra,
Porse djeltë e shqiptarisë,
Ndërmjet veti kur janë vra.

A s´po sheh a s´po t´bajnë sytë
Që sot shqipja ashtë pajtu,
Se dhe zogjtë e çdo shpendi
Me nji çerdhe donë me rrnu´.

Sot i biri i nanës shqipe
Nuk del kurrë ma me vra vëlla,
Kundër hasmit nat´ e ditë-
Me luftue don pa ia da.

Mjaft në jetë ke vajtu´ ,
Lotët tanë po kurrë s´janë ndalë,
Sepse shqipja shumë kohë
Ndërmjet veti na janë vra.

Se ka pa që gjithë anmiku
Na ka shti me u përça,
Mos me ditë çka asht i yti
Tu´u  vra vëllau me vëlla.

Sa e çmon sot Zana shqipen,
Se nuk del ma me vajtu´,
Nat´ e ditë do t´knojë e t´qeshi,
Sepse shqipja u bashku´.

E kuptoi i madh shqiptari,
Se përçamja ashtë e hu´j
Do t´jemi gjithmonë t´bashkum,
Të, përçamë ma kurrë e kurrë.

1990-Lubjanë


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
VAJI I SHQIPTARIT - NË HAJME TË EVROPËS (25-10-2007)
VAJI I SHQIPTARIT - KUR FLISTE BURRI (25-10-2007)
Tekste kengesh te vjetra II (25-10-2007)
Tekste kengesh te vjetra I (25-10-2007)
Moj Drenicë e Haki Ymerit (25-10-2007)
NEN TYTAT E SNAJPERËVE (25-10-2007)
In memoriam i përjetshëm (24-09-2007)
Ilirida po therret (24-09-2007)
Kushtuar Nobelistit Heirich Boll (24-09-2007)
Këngë për Ahmet Krasniqin (24-09-2007)
Na ishte dikur (24-09-2007)
Enver Hadri, Lulja e Kosovës (24-09-2007)
Si valë Drini e si valë Rini (24-09-2007)
ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA (15-09-2007)
SA VJET KA SHQIPNIA? (15-09-2007)
KU MË LINDE NANË (15-09-2007)
JAM E RE (15-09-2007)
KUR VRITET MËSUESI (15-09-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Agim Gashi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]