|

|
| Agim Gashi me vajzën Azalenë në ishullin Borkum te Detit të Veriut |
Agim Gashi, rapsod dhe këngëtar, ish i burgosur politik, lindi më 27.07.1954 në fshatin Okllap, afër Janjevës.
Ka kryer shkollën normale në Prishtinë, e njëherit ka shkollur zërin te prof Terpkovi i Shkupit. Këngëtar i RTP-së ishte që nga viti 1973.
Është njohës i mirë i forklorit burimor shqiptar, dhe ishte bashkëpuntor i jashtëm i institutit Albanologjik në Prishtinë. Njëherit ishte nder aktivistët e zellshëm të pajtimit të gjaqeve.
Për aktivitetet e tija dhe për këngën që e këndonte me plot guxim, ishte i ndjekur dhe i denuar politikisht. Në burg ishte që nga viti 1985-89, për t´u izoluar më vonë. U detyrua ta lëshoj atdheun sepse shpesh pervec torturave e detyronin edhe t´i hajë kasetat e tija.
Jeton si i merguar në një banesë të harruar diku në Gjermani. Nuk mund të kthehet në atdhe për shkak të shtëpisë së djegur.
Vepron e shkruan në vetmi.