Letërsia Shqiptare

KENGE PER SALIH CEKUN
E marte, 11-12-2007, 10:32am (GMT)

Krisi topi në Koshare,
Na i ka shkye gur e dhe,
Komandanti Salih Çeku,
Filloi luftën për atdhe.

Salih Çeku ep kushtrimin
Tue puthë shqipen në flamur
Po ban be ne Diell e Hanë,
Nuk e la pa i hjek´  k´ta gur.

Sdurojn´  ma k´to troje t´mija,
As tradhëti e jo as puçe,
Këta gur që ndajnë kufi
E kan vendin te Molla e Kuqe.

Bini djel, trimat e malit..
Hudhnju hasmit në istikam
Se k´ta gur´  jane t´mir për vorre,
E n´Serbi vendin e kanë.

Si rrufeja hudhet trimi,
Kur e merr plumbi në ball,
Para vllazen për liri
Se unë rashe me mbetë i gjallë.

N´maje t´bjeshkës dalin Zanat,
E te koka i qendrojne,
Me uj´  t´Drinit e dhe t´Kosovës,
Plagët trimit ja sherojnë.

Nga zemra e trimit mbushen duert,
Trimëni me dashuni,
E i hudhin mbi Kosovën,
Me mbjellë faren për liri.

Amanet ua  la Kosovën,
Që ta bani me plot liri,
Amanetet i marrin zanat
I shpërndajn në shqiptari.

Kërset topi në Koshare
Na i ka shkye dhe e gur,
Komandanti Salih Çeku
Ra deshmor mos me vdekë kurrë.

Agim Gashi
1999- Gjermani



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.