Atdheu eshte krijuar
nga hiri i martireve
- - La Martin
Te balli yt po shihej mali
te zeri yt-degjohej deti
jeta te ngriti piedestalin
vdekja te vuri monumentin.
Neper podiume balle flamurit
u rrit imazh i kryetrimit
me hapat -shpelle te Bajram Curri
me ballin drite te Naimit.
Te vdekja jote-vater drite
njerezit me mall ne sy shikonin
gjaku nga plaga jote ridhte
qe nga kufijte e prere te Kombit.
Martiret, vellezerit e Kosoves
Sa te pane te shtrire, qe nga larg
i zgjaten plaget drejt Tropojes
Plaget e tu te ushqenin gjak.
Po ty te vrau nje shtazeri
te tere t'i njihje, kohe spate
te shtine aq shume me bresheri
se i trembeshin dhe vdekjes sate.
Ne sy t'u rrotullua bota
(Kreta mbi glob u ndal qefin)
Ne Beograd u ngriten gotat
dhe u trokiten ne Athine.
Era mbledh zerat e balades
nga trojet e te gjitha aneve
Fustanella e Osman Takes
mbi balle te hapet valle came.
Zeri i atdheut ne shpirt te pruri
driteza yjesh, harqe rrufeje
cdo dite me shume ti prane flamurit
cdo dite me shume plumba drejt teje.
Mbete legjende me dy vdekje, -
njera mbi plumb, nje mbi dekret
Njeren e more poshte me vete
tjatra rri lart, "pa imunitet".
Burgut i the -Urdhro te pres!
Ia njoh dhe hekurat qelise
jane vijat e flamurit grek
qe bredh si zot mes Shqiperise.
Rrethuar me dy heshtje tok
i shtrire si nje segment rrufeje
i madherishem, degjon poshte
heshtjen e shtetit siper teje.
Puhi e luleve te varri
"vrasesi u fsheh" te peshperin
ti bisedon intim me barin:
Kujdes, mos vrasin Shqiperine"!
Ti ule ballin nen flamur,
Drejt miqve zgjatur brenga jote
plumbat qe shtine jane prape ne udhe
u vershellejne pas kraheve shokeve.
E shoket te kerkojne ku re
(Asgje, vec madheshti mbi vdekje)
atyre pasuri u le
supet me lartesira bjeshke.
Ne ecjen tende, me dy hapa-
demokraci e kombi tok-
per brezat, amanet le prapa:
Kush svdes per Kombin, jeton kot.
Shoku, qe ra per ty therror
vdekjen duke e kthyer rilindje
mbi piedestalin tend qiellor
mbeti kuror e blerte dafine.
Mbetet perjete ne horizont
imazh martiri te hapesirave
tek re "njeri" u ngrite bronx
t'u kumbosh tinguj gjithe ilireve.