| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Tungjatjeta Azem Hajdari E hene, 02-04-2007, 05:58pm (GMT) Atdheu eshte krijuar Te balli yt po shihej mali te zeri yt-degjohej deti jeta te ngriti piedestalin vdekja te vuri monumentin. Neper podiume balle flamurit u rrit imazh i kryetrimit me hapat -shpelle te Bajram Curri me ballin drite te Naimit. Te vdekja jote-vater drite njerezit me mall ne sy shikonin gjaku nga plaga jote ridhte qe nga kufijte e prere te Kombit. Martiret, vellezerit e Kosoves Sa te pane te shtrire, qe nga larg i zgjaten plaget drejt Tropojes Plaget e tu te ushqenin gjak. Po ty te vrau nje shtazeri te tere t'i njihje, kohe spate te shtine aq shume me bresheri se i trembeshin dhe vdekjes sate. Ne sy t'u rrotullua bota (Kreta mbi glob u ndal qefin) Ne Beograd u ngriten gotat dhe u trokiten ne Athine. Era mbledh zerat e balades nga trojet e te gjitha aneve Fustanella e Osman Takes mbi balle te hapet valle came. Zeri i atdheut ne shpirt te pruri driteza yjesh, harqe rrufeje cdo dite me shume ti prane flamurit cdo dite me shume plumba drejt teje. Mbete legjende me dy vdekje, - njera mbi plumb, nje mbi dekret Njeren e more poshte me vete tjatra rri lart, "pa imunitet". Burgut i the -Urdhro te pres! Ia njoh dhe hekurat qelise jane vijat e flamurit grek qe bredh si zot mes Shqiperise. Rrethuar me dy heshtje tok i shtrire si nje segment rrufeje i madherishem, degjon poshte heshtjen e shtetit siper teje. Puhi e luleve te varri "vrasesi u fsheh" te peshperin ti bisedon intim me barin: Kujdes, mos vrasin Shqiperine"! Ti ule ballin nen flamur, Drejt miqve zgjatur brenga jote plumbat qe shtine jane prape ne udhe u vershellejne pas kraheve shokeve. E shoket te kerkojne ku re (Asgje, vec madheshti mbi vdekje) atyre pasuri u le supet me lartesira bjeshke. Ne ecjen tende, me dy hapa- demokraci e kombi tok- per brezat, amanet le prapa: Kush svdes per Kombin, jeton kot. Shoku, qe ra per ty therror vdekjen duke e kthyer rilindje mbi piedestalin tend qiellor mbeti kuror e blerte dafine. Mbetet perjete ne horizont imazh martiri te hapesirave tek re "njeri" u ngrite bronx t'u kumbosh tinguj gjithe ilireve. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||