| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Buzëqeshni, ju lutem!... E premte, 02-02-2007, 06:02pm (GMT) Buzëqeshni, ju lutem ! flet zëri në aparat, - pasaporta do pak buzëqeshje !... » Ballë butonëve tërë ngjyra mundohem të buzëqesh me vete. Lëviz muskujt në fytyrë ta bëj buzëqeshjen gati. « Ju lutem, buzëqeshni !- » perserit aparati. ...Ku ta marr buzëqeshjen, - u them sinjaleve karshi, - ma kanë lidhur, ka ngrirë në vëndlindjen time Shqipëri ! Ka mbetur mbi pëllëmbë të lypësit te rrugicë e shtëpisë përdita. Rrudhat në ballë më nxijnë nga terri i Atdheut pa drita. Ka ngecur një varr masiv i vëllezërve kosovarë. Po bombardohet në Kumanovë mes grave e fëmijve të vrarë. I kanë rrëmbyer trojet në Camërinë shkrumb dhe ka mbetur e ngrirë duke pritur pa fund !... Përsëtreti lutja - « buzëqeshni !... » thirri diku pranë... Te butoni i kuq nxin tyta e vrasësit tim në Tiranë. Buzëqesha me zor. Posa doli, portreti hapi sytë më shihte si të qe i një tjetri. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||