Ti e di si duhet vdekur
E premte, 02-02-2007, 07:49pm (GMT)
Ti e di si duhet vdekur të jetojë plisi i bardhë e gjaku i valë, tambli në sisë e fara në arë, ti e di si duhet vdekur, vëllai im i heshtur, vullkan i ndezur, vëllai im i tretur, i pabuzëqeshur, i fyer e i poshtëruar, vëllai im i panënshtruar… Ka kaq shtatore në udhë e sheshe, bij-hyjni jetojnë në ty ata si farën në arë kryet lanë në kohën tonë prej gjaku dhe ëndrre. Ti e di si duhet vdekur, vëllai im i heshtur - vullkan i ndezur-ti e di si duhet vdekur…
|