Unë, i zakonshmi yt
E premte, 02-02-2007, 08:02pm (GMT)
Shpesh shpërthej e dal prej gjoksit tim si Drini në vjeshtë, shpesh, sa shpesh! Ki durim! Jam në mrekullinë e krijimit. Nga shtegtim’ i vrullshëm shpejt do kthej te i zakonshmi yt i drojtur. Ki durim! Asgjë e ligë s’del prej gjoksit tim. Ki durim dhe besim, edhe pse je e lodhur më ofro fisnikëri e mirësi (Pak, oh sa pak!) Dhe shih: kur të jem qetësuar një mal do të jap… Dora jote mbi ballë, një përkëdhelje dridhëse, e dashura ime, një shëtitje dashamirëse e gishtërinjve mbi vullkanin tim në shpërthim, një fjalë e mirë… Heshtje, heshtje e mençur. Dhe shih, nga çasti solemn i krijimit do të kthejë i mrekulluar e i çliruar dhjetëfish, i drojturi, i treturi, i zakonshmi yt.
|