Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë
E shtune, 21-07-2007, 03:09pm (GMT)
Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë Lepenci zvarritet si gjarpër i hollë.
Rrugës patrullojnë uniforma blu, Me helmetë në sy e helm gjithashtu. Shtëpizat në shpat pa fjolla tymi, As borë e bardhë s’e fsheh dot krimin.
Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë, Lart bjeshkës së sharrtë sogjon një grykëhollë.
18 mars 1999
|