| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Hamleti (i riu) E hene, 02-04-2007, 08:44pm (GMT) Ndërgjegjia e ashpër e tokës topitet.
Shpërprush ndër ethe mijëra sy yjësia. Një zë vjen së largu e zgripeve mbytet: Këndon Ofelia? Vajton Ofelia? Sharroj pagjumësie. Mesnatës mbaj vesh: Fërfëllon barërash, fshan në gjethnajë, - Ky zë që s’të lë sfilie të flesh Është këngë apo vaj? Kur ndaj agsholi dal nga kështjella Dhe kalit i grah me galop, Shkrehur shoh shelgjet vajesh të thella, Yllësia shpërtheu në lotë. I pabesë, tinëzar shket lumi përposh Me shtëllunga avujsh përmbi: “Ti Ofelinë më s’do ta dëgjosh, S’do kesh më në Botë Ofeli!” Kalin e ngava teposhtë flauri, Mes shelgjesh të qullur në vesë... S’më duhej më Bota pa Ofeli Ndaj lypa një vend që të vdes. Vendi s’u gjet atë ditë. As më pas. Të vdisja më s’kish interes. Tanimë jam plak. Kujtohem të flas: Hamlet më thonë, - princi danez. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||