Kalorësi
E hene, 02-04-2007, 08:52pm (GMT)
Me flatrat e krrillave u bart perëndimi Dhe ra si ndryshku i plugut. Një bronx i sëmurë në pisk të thëllimit Larton statujën e muzgut.
Mes malit e fushës, kur jelet e zeza Të territ të prekin në tokë, - Zvarrë do ta heqë dikë në varreza Kalorës’ i Dyrerit galop.
Ti portën e kyç dhe ndjen si përjashta Statuja e muzgut mësyn: - Rishmi rikthejnë ndijimet e lashta Që tjetër Kujtesë përtërijnë.
“Ti nuk m’i nderove altarët e mi, As Frymët ndër kafshë e natyrë. Ti engjëjt m’i talle! Më mbetet tani Demonë të të çoj mysafirë”.
Portën e ndjen si shkallmohet, gjerkur – Shpirtin ndër lutje përndezë – Kalorës’ i Dyrerit fytyrëqivur Ta merr me galop në varrezë.
|