Zbuloj veten
E premte, 02-02-2007, 12:31pm (GMT)
Si nje rrobe pa vlere eshte lekura gjersa nen te rrjedh dhe buron gjaku... - Kujdes; kujdes me mua; Po provoj moshen e veshtire te te qenit per here te pare
(...Nje dore e ngritur eshte direk anijeje nje dore e frikur thyhet si pikepyetje. Dhe dy duar te zgjatura, qofte dhe me dhimbje a nuk i ngjajne ato nje barazimi?...)
Sot po perpiqem ta zhvesh lekuren time dhe ta hedh ne pirgun e gjerave te vjetra ne qofte se s'do t'ia fal me te varfrit te botes... Po, po. Ta zvesh lekuren time qe me largon nga njerezit, qe me mban ngrohte dhe s'ma le gjakun te derdhet vecse syve. Zbuloj veten dhe nuk e di as vete ne do te vdes pa u pare sypaster me njerezit.
|