Këngë e dhimbshme E premte, 02-02-2007, 12:34pm (GMT)
Qemë; .......Atëherë kur dashuroheshim jetonim të dy Pastaj nuk e di ç’hënë ty të thirri drejt detit… Ike .......Unë të varrosa në një djep të vogël dhimbjesh mes brinjëve. Fshehur teje qava dhe njeriu s’i thashë Më peshonte zbrazët brenda gjoksit gjysma ime e majte. Dikur ëndërroja ta mbushja me dallgë pastaj, pastaj ti ike. Në rërë m’u kthyen shkëmbinjt e brinjëve Koha ngadalë ngjyra të reja vari horizonteve…