Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 07:00am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
 » Albert Vataj
 » Alma Papamihali
 » Ali Podrimja
 » Anton Pashku
 » Anton Cefa
 » Ali Asllani
 » Alfred Çapaliku
 » Albri Brahusha
 » Alban Bala
 » Agim Bacelli
 » Adnan Mehmeti
 » Arshi Pipa
 » Asdreni
 » Azem Shkreli
 » Aida Dizdari
 » Ardian-Christian Kyçyku
 » Agim Shehu
 » Agim Spahiu
 » Abdullah Konushveci
 » Agron Tufa
 » Abdylazis Islami
 » Alban Tartari
 » Albert Zholi
 » Albert Gjoka
 » Albert Nikolla
 » Albert Ukelli
 » Altin Galanxhi
 » Arben Çokaj
 » Arben Prendi
 » Aziz Mustafa
 » Albana Mëlyshi
 » Almir Haxhia
 » Aferdita Isufi
 » Arian Leka
 » Astrit Cani
 » Aulona Goxhaj
 » Andon Zako Çajupi
 » Andi Meçaj
 » Albert Shala
 » Agim Vinca
 » Aleksander Sirdani
 » Agim Gashi
 » Alfred Perona
 » Ardita Jatru
 » Arif Molliqi
 » Albina Idrizi
 » Avdush Canaj
 » Ali R. Berisha
 » Albana Cufaj Zhuta
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët A » Alban Bala
 
Vdekja e Pulebardhes
E premte, 02-02-2007, 12:36pm (GMT)

Qyteti flinte i tëri nën atë gri-kaltër mëngjesi dhe ajo u ndje më keq se më parë. Ishte një ngjyrë trishtimi,e zbrazët, që duke buluar nga rrugët boshe dhe të ajërta, vishej për qiell. Kishte dhimbje. Jo vetëm ajo. Gjithçka përreth, rrënjët e puplave, krahëve, vendi ku duhej të ishte tani sqepi (sa kohë kishte pa ngrënë?!), rrugët në gjumë, horizonti i lagur mbi det…
- Ka ardhur koha!- pranoi me vete duke filluar të pastrohej ngadalë. Duhej të dukej sa më bukur, sidomos tani. Ajo ishte pulëbardhë. Ndoshta më e vjetra e atyre që silleshin mbi qytet. Sado e shkurtër, jeta është e dhimbsur deri në vetëpërbuzje,- sqepoi dridhshëm,- si çdo qëllim i arrirë. Tani duhej të vdiste.
Kur lumbardhat kanë dhimbje e dinë edhe vetë. Le që ajo mjaft i ishte shmangur dhimbjes së saj, duke ndenjur pa gjuajtur, duke u veçuar, shkurt duke mos qenë një lumbardhë.
- Duhet të nisem,- këlthiti duke sqepitur mbi heshtjen. Instikti e dinte aktin e thjeshtë ceremonial të vdekjes dhe prej kësaj ajo s’kish nevojë të mendohej. U ngrit me dy përplasje të shkurtra dhe e la veten të binte në një elipsoidë të gjerë, kaloi para ballkoneve të njohur duke shtyrë ajrin mënueshëm dhe klithi prapë. Pastaj u ngrit. Lumi ish veshur me gojëza prej erës dhe ajo ndjeu ftohtë. Humbi lartësi. Kapërceu matanë urës së harruar hirtaz mbi ag si një mëdyshje dhe iku. Po ecte shumë shpejt dhe ndjeu paksa frikë. Vdekja po e tërhiqte shumë…
- Prit! Desh ta shihte edhe njëherë botën e saj. Pallatet ishin zvogëluar dhe ballkonet ngjanin si xhepat në rrobat e verës. Poshtë saj- këneta. E njihte prej ajrit se deri aty ku deti është i kaltër, aq i kaltër sa për të pritur trupin e një pulëbardhe, kishte ende një copë rrugë të mirë.
- Lumbardhat vdesin në det të thellë!
- Lumbardhat vdesin në det të thellë!
- Prit! Donte ta shihte dhe një çast qytetin. Desh të kthehej. U rrotullua në pikiadë të ngushtë, u ngrit…
- PAAAAUUUUU!
- Pulëbardha nuk hahet!- tha më plaku. Bëre gabim.
- Doja t’i shihja sqepin,- u shfajësua rioshi. S’kam parë sqep kaq të kuq ndonjëherë.
- Kushedi ka dashur të flasë,- nënqeshi plaku duke marrë nishan me çifte një re në qiell. Ishte një re e kuqe në atë ag të pangjyrë…


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
E bukura e dheut (02-02-2007)
Kometa (02-02-2007)
Këngë e dhimbshme (02-02-2007)
Duke parë qiellin (02-02-2007)
Zbuloj veten (02-02-2007)
Shqiptari (02-02-2007)
Miqve (02-02-2007)
Në vend të parathnies për brezin tim (02-02-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]