| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Anijet prej letre ose Premti i mbytur E marte, 02-01-2007, 10:46pm (GMT) S'cahen detet
me anije prej letre nder mbremjet hidherim si tymi i cigares kur poetet gatuajne vec poezi pesimiste tere heshtje dhe hena perton te duket mes hekurave te dritares. Anijet prej letre mu mbyten nje nga nje si Robinson i vetmuar ne mengjes i mblodha shpresat e thyra te shkembinjte poezi shi-vjeshte poetet qemtojne tashme anijet as ikin as vijne. Dje e mbyta Premtin ndersa e nisa me anijet te shkonte me shpresat e mia prej letre tani me vete kam vec hijen dhe ndonje poezi qe poetet e verdhosen ne ndonje nate vjeshte. S'cahen vetem valet e vetmise me anije prej copash gazete... Une dhe hija ketu mbetem. Premtin e mbyta. Tani, jam Robinson i vetem. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||