| Letërsia Shqiptare | ||||
|
"Me vete, merr hijen"... E marte, 02-01-2007, 10:48pm (GMT) Kur te ikesh merr hijen me vete, shoqeri e trishte, ne merzitje ditesh, te ndjek pa fjale e kurre ne udhe s'mbetet. Vec shko gjithnje perpara, mos u ndal,mos u kthe Odise, humbet rrugen deteve pastaj, te ndjek nga mbas hija-shpirtvrara, po u ktheve behesh rob i saj. Ngrije largesine bashke me te... por kurre mos u dashuro mbas hijesh. Se naten, kur dielli te mos jete me, si i cmendur murit me koke do ti biesh. jo miku im,mos u dashuro mbas hijesh. Por prape merre me vete hijen, se fjalosesh udheve me te, me besniken memece, se vetem behesh xhind ne dite merzie dhe i shastisur udheve mbetesh... Udha eshte e gjate, plot hane vetmie, te duhet nje shok, ta thashe: "merr hijen"... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||