NJERIUN
E zhvesha njeriun
I hoqa me mijëra petka
Njeriun e zhvesha
I hoqa me mijëra ndjenja
E zhvesha njeriun …
dhe..
të veshur sërish e gjeta.
ZGJIM
…Mbuloi dëbora qytetin tim
bardhësia mbuloi shpirtin.
Rendin ëndrrat të zgjohen në agim
Në agimin që zgjoi dimrin.
I NDRYSHMI
Na ishte njëherë Ai,
I ndryshmi.
Na ishin njëherë Ata,
të njëjtët.
Dhe s’është më Ai,
I ndryshmi.
Dhe janë përsëri Ata,
të njëjtët
UNË
I zura ditët për dore
Për zverku më zunë orët
Minutat ma morën frymën
Sekondat më sosën.
TI
S’dua të të dua
e në honet e shpirtit të të hedh
S’dua të të dua
Dashuria juaj më tremb.
TI-UNE
Je larg - s’kam mall
Je gjumë - s’kam ëndrra
Je zgjuar - s’kam kohë
Je i gëzuar - s’kam pjesë
Je i hidhëruar - s’kam vend.
PARADOKS
Të githë e braktisën vetminë time
Të gjithë e urryen
Te gjithë i ikën
përveç meje
ZGJOHU NJERI
Ngrihu, njeri!
Mos lejo të të përçmojnë ëndrrat.
Hidh zjarr në flakët e mendimit
Që ëndrrat të mos ngrijnë.
Njeri, ngrihu nga vdekja pa vegime.
Klith! Ndrysho !
Por të lutem mos lejo !
Të urdheroj në emër të Njeriut,
Mos lejo të të vjedhin guximin!
SHPIRTI
Endet shpirti në kërkim të plotësisë,
endet në zbrazëti ndjenjash ...
Aty, aty qenka grisur boshllëku
E shpirti rend të arratiset
Përpara se të arrnojnë grisjen
Që fatkeqësisht, rastësia krijoi.
OSE...
Jeto mes ëndrrave të shqyera mizorisht, Njeri!
Jeto, Njeri mes shpresës së humbur, kotësisë.
Jeto në lumin-gjak të injorancës, Njeri...
... ose Zgjohu!
KOHA
Lindëm në kohë zero,
Jetuam në kohë sekondë,
Dhe vdiqëm në kohë minutë.
AJO
S’dua medalje
S’dua lavdërime
S’e flaka unë
E flakën të tjerë
Jetën time.
VETMI
Në një cep dollapi
orë e vjetër bën tik-tak
Në një sobë të ndryshkur
ziejnë s’di ç’farë
Në qendër të dhomës
tavolina e vrarë
nga vitet dhe bërrylat e tharë
Nga dritarja një qiell - gri
Ftohtë
Një e ftohtë - Vetmi
VITI I RI
S’po ambjentohemi fare me vitin e ri
Shkruajmë atë të vjetrin
thua se u harruam në labirinthet e tij
thua se kohën duam ta ndalim
Dhe…
Në vitet e lëna pas, të kredhur gjendemi.
Harrues tuafë, të kushedi ç’farë viti.
TË GJITHË, DHE … VETËM UNË
Prisje vdekjen ulur në buzë të humnerës
Me sytë drejt horizontit të paanë
Me mendjen që e lirë tashmë Jeton
NË FUNERALIN TIM, JO!
Mos prit të të qajnë kur të vdesësh,
Se nuk i qeshe kur ishe gjallë.
Mos prit të pikëllohen kur të vdesësh,
se nuk i dëshpërove kur ishe gjallë.
E GJITHA UNË
Në mbrëmje ndihem shkretëtirë.
Në mëngjes Zot.
Në drekë ndihem oqean
Por, më kot
Mbasditja më bën lot.
TË GJITHË
Do të iki nesër
Do të iki larg
Të gjithë do të ikim një ditë
Dikush më parë
Dikush do të na arrijë më pas.