E Vetme nje mengjes
E marte, 02-01-2007, 11:37pm (GMT)
Dhe ja si vjen puna te ngrihesh nje mengjes e te mos shohesh askend qe te prese zgjimin tend.. As arome kafe perreth qe te hap syte dhe arome cigare jo e jo Ne net s'gjen as nje "miremengjes " nga ata qe mengjesin dite e kane veç lajme te vjeteruara gjen nga ato te nates se shkuar.. Ku iken te gjithe keshtu ? Si kaq papritur vetem te lane.. Te harruan, vaten , shkuan, Nje fjale s'te thane Terheq kembet ne kuzhine ve kafene qe ta pish e vetme e helmohesh Do kete edhe dite kur do jesh vetem ne jete Eh, e dashur do mesohesh..!
|