| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kërkim i harlisur E shtune, 03-03-2007, 01:02am (GMT) Mot i lagatershëm në këtë vend
Ngucje ndjenjash herë pas here Në kasollen njëdirekëshe Përcëllohem nga vapa Lagem me pikat e shiut në të njëjtën kohë U ngjaj shaptoreve As retë në qiell që shkasin pa ndarë nuk më ndalin ..Fluturoj Flitet se diku u gjendka një floçkë Në këtë vend ku jam unë Gërshetova një kurorë lulesh në kamuflim Për flokët e verdha të saj Jam në kërkim „Ilegalisht" Hallavitem rrugëve Në këtë vend me mot të lagatershëm As vetë nuk mund ta di Në mos është apo jo Një komplot me vetveten |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||