Letërsia Shqiptare

Një ditë në Tiranë
E shtune, 03-03-2007, 01:04am (GMT)

Piramidë kishe jetën në sheshin e botës
Sa armiq t’u sulën u përplasën në majën e saj
Në sheshin tënd shfletoj historinë
Pranë piramidës
Afër kam Monumentin
Skënderbeu rri kalëshalë
Një valle trimash pas çdo fitoreje
Më shfaqet përballë
Njomë buzët e shkrumbuara me ujin
Që shekull kisha jetën sa ëndërrova
Fugimthi lëshoj sytë në çdo qoshe
Vargmalet e Naimit më flasin me zërin e lirisë
Merr detyrë tejbartëse të dashurisë
Ndër mote
Nga Kosova në zemër të Shqipërisë

(Tiranë, 5 shtator 2000)



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.