| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Gjej kohë të përulesh E enjte, 12-07-2007, 07:37pm (GMT) Brishtësi e thekur Shprishun prej afshit Llamburit në syprinën valëzuese të qiellit Qiellit prej lulesh dhe gjaku Etjet tona prej muzgu Mërçapin vibrime të akullta E bashtina e përgjunjes bubërron dromca yjesh Inkandeshenca e luspave të lotit Rrëshqet në plorin e linjave prej qumështi Medaljoni i hanës vringëllin marramendje Rrokullisur tatpjetës qiellore Frymëmarrje e errët e greminës Gulçon shtegkalimeve Që përplasen në turitjen e limfës Një grumbull i rëndë eshtrash Më shpien gjithnjë në kurthin E shkelqimit verbues të çmendinës Zgjat gishtin tregues drejt torsit Që mpleksun ka gurtin e muranës E si llavë na përvëlon bindjen Gjej kohë të përulesh Në shejtninë e ishullit tënd Ishullit tënd ndërtuar prej idesh dhe cungjesh Nga cikli poetik, Ngrehin Spazmash (1996) |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||