| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Minuti i dheut E enjte, 12-07-2007, 07:41pm (GMT) Mynxyra tendoset në skajet e një shkretëtire Aerobi e çdo kokrrize rëre Shëmbëllen taftin shurdhues të greminës Nëpër harlisje degëzash akulli Ku nderen përlotje sysh Të pirë ortekësh Kurrizi i shtegut me silueta statujash Zvarget në gjurmëkalimin e cijatjes Baltovina të hekurta ikanakësh llokoçisin Kapilarëve rebel rrugëtues për në tempull Dielli argjilor i lotit Tkurr harlisjen e nervave prej pigmenti Ku shpërthim hyjnor i dritës Sharton dhimbjen në thinjë Për t’u ndjerë pak engjëll. Edhe kur krifën e epshit e kreh Në tehe krimesh Minuti i një grushti dheu ndrydh hemoragjitë E turit marshin e ortekut katakomb Një jetë minuti i dheut Nga cikli poetik, Ngrehin Spazmash (1996) |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||